Maqedoni Garë humanitare për fëmijët e SOS Fshatit të fëmijëve

Garë humanitare për fëmijët e SOS Fshatit të fëmijëve

Turi i dytë humanitar me biçikleta për fëmijët e Fshatit të fëmijëve, do të fillojë sot në SOS Fshatin e fëmijëve.

Lupço dhe miku i tij Daniel nga Bullgaria do të kalojnë 2200 km nëpër shtatë vendet ballkanike dhe do të vozitin deri në Austri. Synimi është të tërheqin vëmendjen dhe mbështetjen e opinionit për punën e SOS fshatrave për fëmijë.

Destinacioni i tyre përfundimtarë është Imsti i Austrisë, ku para më shumë se 60 viteve është ndërtuar SOS Fshati i parë i fëmijëve, që deri më sot mijëra fëmijë nga e tërë bota ju jep shtëpi të ngrohtë dhe kujdes përkatës.

Manifestimi mbështetet nga Agjencia për rini dhe sport, Federata e çiklizmit të Maqedonisë, Qyteti i Shkupit, Komunës së Gazi Babës dhe sërë donatorësh dhe mbështetës të punës së SOS Fshatit të fëmijëve – Maqedoni.