fbpx

Zaev: Bëjmë çmos për fund të qetë të krizës

-

Në interes të stabilitetit të shtetit dhe qytetarëve, duhet urgjentisht të formohet Qeveria e re, si dalje nga kriza politike, në të cilën e fusin shtetin Nikola Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së, thotë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në edicionin e sotëm të gazetës serbe “Danas”.

“LSDM çdoherë ka qenë dhe do të jetë parti shtetformuese e cila para se gjithash mendon për interesin e qytetarëve dhe shtetit. Për këtë arsye, me kujdes i bëjmë proceset demokratike. E dimë çfarë persona jo- serioz kemi nga ana tjetër. Bëjmë çmos që të ketë kalim të qetë të pushtetit. Megjithatë, duam të them se këtë që e bëjnë Gruevski dhe VMRO DPMNE në terren, ja nxjerrin edhe fëmijë të vegjël në rrugë të cilët përhapin urrejtje dhe padurim etnik, është alarm se kriza duhet të zgjidhet dhe do të bëj çmos që të pengoj dëme më të mëdha. Nëpër institucionet e sistemit, sipas Kushtetutës, pres së shpejti të formohet qeveria e re”, thotë Zaev.

Ai porositi se pret sot të emërohet kryetari i ri i Kuvendit të RM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.