Maqedoni Han: Shpresoj kjo të jetë ditë e mbarë për të ardhmen e...

Han: Shpresoj kjo të jetë ditë e mbarë për të ardhmen e shtetit

“Takimi sapo ka filluar, shpresoj se kjo do të jetë ditë e mbarë për të ardhmen e shtetit”. Këtë e publikoi në profilin e tij në Twitter euro- komisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Ai sot ka takim me përfaqësuesit e partive më të mëdha politike në vend që të gjendet zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Liderët e katër partive më të mëdha politike në R. e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti sot në godinën “Berlemont” të KE-së në Bruksel do t’i vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e krizës politike në vend.