Maqedoni Han nesër do të takohet me Ivanovin në vilën në Vodno

Han nesër do të takohet me Ivanovin në vilën në Vodno

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov nesër në ora 9 do të takohet me euro- komisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, kumtojnë nga kabinetit i presidentit.

Takimi do të mbahet në vilën presidenciale në Vodno.

Euro- komisari mbrëmë arriti në Shkup ndërsa sot mori pjesë në takimin e gjashtë ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me bashkëpunimin në fushën e energjetikës.

Ai para konferencës kishte takim me kryeministrin në largim, Emil Dimitriev ndërsa sot pasdite do të takohet me liderët e partive politike të cilët në zgjedhjet e 11 dhjetorit fituan mandate në Kuvend.

Pas mbarimit të konferencës, Han deklaroi se ka ardhur t’i dëgjojë qëndrimet e liderëve të partive, por jo edhe që të jep udhëzime dhe rekomandime çfarë të vendosin lidhur me formimin e Qeverisë.