Maqedoni Hajndël nesër për vizitë në Shkup

Hajndël nesër për vizitë në Shkup

I dërguari i posaçëm i MPJ-së gjermane për Maqedoni, Johanes Hajndël nesër do të arrijë për vizitë në Maqedoni, njoftoi ambasada gjermane në Shkup.
Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Uolter Shtajnmaer javën e kaluar përsëriti shqetësimin e tij për krizën në Maqedoni, ku edhe emëroi Hajndëlin të ndihmojë nga dalja e këtij qorrsokaku.
“Ambasadori Hajndël do të bashkëpunoj me KE-në dhe SHBA-në dhe me partnerë tjerë për t’i mbështetur në ndërmjetësimin e tyre për tejkalimin e krizës politike” njoftoi zëdhënësi i MPJ-së gjermane, Martin Shefer.
Hajndël konsiderohet si “njeri i çeliktë” në diplomacinë gjermane dhe njohës i mirë i gjendjeve në Ballkan.