Maqedoni Gruevski: Vendimet e BDI janë çështje brenda- partiake

Gruevski: Vendimet e BDI janë çështje brenda- partiake

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dorëheqjet e përfaqësuesve të BDI-së nga qeveria i vlerëson si punë brendapartiake.

“Nuk kam ndonjë koment të posaçëm. Bëhet fjalë për vendim brenda- partiak. Është vendimi i tyre dhe nuk do ta komentoj” tha Gruevski.

Në lidhje me pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë qeveri të re, Gruevski është përgjigjur se radhën e kanë zgjedhjet dhe se qytetarët janë ata që do të vlerësojnë se çfarë qeverie duhet të bëhet në të ardhmen.