Maqedoni Gruevski: Pashkët janë festë që ngërthjenë dashurinë dhe respektin

Gruevski: Pashkët janë festë që ngërthjenë dashurinë dhe respektin

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski përmes një telegram urimi, ua uroi festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoks të Republikës së Maqedonisë.

“Festa e Pashkëve le të na sjell bekim hyjnor që do të na  prek të gjithë neve dhe  do të zbardh shpirtrat e besimtarëve ortodoks. Le të ndjehet mëshira hyjnore te të gjithë, vullneti i mirë, le të ketë lumturi, paqe dhe jetëgjatësi për të gjithë besimtarët të  Kishës Ortodokse Maqedonase, dhe për tërë shtetin tonë Republika e Maqedonisë.

Le ta festojmë për shumë  mote festën e madhe. Le të festohet përjetësisht emri i Zotit tonë. Krishti u ngjall!. Me të vërtet u ngjall”, thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit Nikolla Gruevski