Maqedoni Gruevski, Stavreski dhe Jankulloska janë dëshmitarët e parë për përgjimet

Gruevski, Stavreski dhe Jankulloska janë dëshmitarët e parë për përgjimet

Nikolla Gruevski, Zoran Stavreski dhe Gordana Jankulloska janë dëshmitarët e parë për përgjimet që do t’i propozoj VMRO DPMNE Komisionit anketues për përgjim.

Këtë sot para fillimit të seancës së Komisionit e deklaroi deputeti i VMRO-së dhe anëtarë i Komisionit, Antonio Milloshoski i cili tha se në interes të punës do të kërkojnë dëshmitë të mbahen në seanca të mbyllura.

“Me prononcimet e tyre shpresojmë se do të kontribuojnë për punën e Komisionit”- deklaroi Milloshoski.