Maqedoni Gruevski për “Frans Pres”: Zgjedhje më 5 qershor do të ketë

Gruevski për “Frans Pres”: Zgjedhje më 5 qershor do të ketë

Nikolla Gruevski në intervistë për Agjencinë “Frans Pres” deklaroi se pa marrë parasysh nga bojkoti i paralajmëruar nga të gjitha partitë, zgjedhje më 5 qershor do të ketë.

Kreu i VMRO DPMNE-së në intervistë thotë se partia e tij është e vetmja që do të merr pjesë në zgjedhje.

Ai tha se kushtetuta maqedonase nuk lejon anulim të zgjedhjeve të caktuara për 5 qershor dhe shtoi se është i gatshëm menjëherë të mbaj votim të dytë që t’u jep qytetarëve mundësi që të zgjedhin vet.