Maqedoni Gruevski: Zgjedhje nuk do të ketë, por përgjigje do të ketë

Gruevski: Zgjedhje nuk do të ketë, por përgjigje do të ketë

Kryeministri Nikola Gruevski  në fjalimin e tij në tribunën e VMRO- DPMNE-së në në QS “Boris Trajkovski” .

Të gjithë ministrat e Republikës së Maqedonisë, anëtarët e kryesisë në VMRO- DPMNE-së me kryeministrin Nikola Gruevski me bashkëshorten  e saj, janë të pranishëm në tribunën e VMRO- DPMNE-së, që filloi në QS “Boris Trajkovski” në Shkup.

Ai liderit të opozitës së LSDM-së, i porositi se zgjedhje nuk do të ketë.

“Mos u frikësoni, zgjedhje nuk do të ketë,  mirëpo do të ketë  përgjigje- tha Gruevski, sipas të cilit e vërteta është te veprat  dhe  tek ajo që është themeluar e  vërteta”.

Salla është përplot, ndërsa para qendrës sportive gjithashtu ka numër të madh të qytetarëve.

Në fillim fjalën e mori aktori Toni Mihajllovski dhe ish ushtaraku i “branitellave” Johan Tarëulloveski, i cili fjalimin e tij e mbaroi me apelin “Rroftë Maqedonia, Maqedonia e bashkuar”.

Gjithashtu në programin kulturor ansambli “Tanec” interpretoi këngë patriotike.

Tribuna filloi  me interpretimin e himnit nga Kaliopi.