Maqedoni Qyteti i Shkupit mbrëmë hodhi 85 tonë kripë

Qyteti i Shkupit mbrëmë hodhi 85 tonë kripë

Ekipet e shërbimit të dimrit të Qytetit të Shkupit, natën e kaluar, në vendet më kritike dhe në bulevardet ku ka qenë më së e nevojshme, hodhën 85 ton kripë.

“Fundjavën e kaluar, ekipet e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet publike kanë pastruar akullin  nga trotuaret. Qyteti i Shkupit me vëmendje po përcjell gjendjen në terren dhe dot të intervenojë sipas nevojës. Qyteti i Shkupit iu propozon shoferëve të jenë të kujdesshëm  me drejtimin  makinave të tyre  dhe të respektojnë kushtet në rrugë. Kujtojmë se në kompetencat e Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të qytetit, kurse rrugët e tjera janë në kompetenca të komunave, dhe ato janë të obliguara për pastrimin e tyre. Qytetarëve iu apelojmë, këshillit të shtëpisë, pronarëve të objekteve afariste të respektojnë obligimin ligjor për pastrimin e borës para objekteve të tyre”, thuhet të kumtesën e Qytetit të Shkupit.