fbpx

Dordoleci është “i punësuari” i ri në ambasadën holandeze në Shkup

-

Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup pastrimin e borës para godinës e shndërroi në aheng.

Ambasadori Vauter Plomp dhe punonjësit gjatë ditës së djeshme, duke respektuar dispozitën ligjore që të pastrohet rruga deri në objekt, vendosën që borën e grumbulluar ta shndërrojnë në dordolec, të cilit i vendosën kapelë dhe fanellë ngjyrë portokalli, që është karakteristikë për Holandën.

Dordoleci është vendosur para hyrjes së ambasadës me mesazh “Maqedonas, jini në kontakt me holandezët” (Macedonians keep in touch with the Dutch) përshëndet kalimtarët e rastit dhe vizitorët në ambasadës.

Fotografitë nga pastrimi zbavitës janë publikuar në faqen e ambasadës në Facebook me mesazh:

“Kur jeta të jep borë, bëje një dordolec(e). Njihuni me kolegun tonë të përkohshëm, zotëri Sneupop”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.