Kronikë Gostivar: Babai me pistoletë lëndon vajzën e tij 16 vjeçare

Gostivar: Babai me pistoletë lëndon vajzën e tij 16 vjeçare

Vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare mbrëmë është sjell në spitalin e Gostivarit me plagën e marrë nga arma e zjarrit. E lënduara është transferuar në klinikën e Shkupit.

Policia, pas ndërmarrjes së veprimeve për zbardhjen e rastit zbuloi se lëndimet ia ka shkaktuar babai i saj M.F. (38). Është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur dhe marr pistoleta e tipit “crvena zastava” kalibri 7,62 mm dhe një karikator me 8 plumba, si dhe pistoleta “crvena zastava” kalibri 9mm nga i cili supozohet se është gjuajtur. Këqyrje të vendit të ngjarjes kanë kryer ekipet e stacionit policor të Gostivarit, dhe pas qartësimit të situatës do të dorëzohen kallëzime penale.