Maqedoni Gjorgjiev: Vendimi për Vranishkovskin është i Gjyqësisë e jo i Qeverisë

Gjorgjiev: Vendimi për Vranishkovskin është i Gjyqësisë e jo i Qeverisë

Pushteti gjyqësor, a jo pushteti ekzekutiv, solli vendim për lirim me kusht të Jovan Vranishkovskit, informoi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Ne si Qeveri, do të respektojmë vendimin e gjyqësorit, por për motivet, shkaqet dhe rrethanat  që ka kontribuar për këtë vendim, e udhës është të drejtoheni tek organi që ka sjellë këtë vendim, e kjo është gjykata- porositi Gjeorgjiev, duke  plotësuar se Qeveria në parim i përkrah të gjitha aktivitetet të cilat qojnë në tejkalimin e  sfidës që ka Kisha Ortodokse e Maqedonisë, në suaza të komunikimit të saj ndërkombëtar.

Zëdhënësi theksoi se nuk do të ishte korrekte  Qeveria të komentojë vendimin e gjyqësor, duke pasur parasysh se pushteti gjyqësor dhe ai ekzekutiv janë të pavarur.