Ekonomi Goran Trajkovski shkarkohet nga posti i drejtorit të DAP-it

Goran Trajkovski shkarkohet nga posti i drejtorit të DAP-it

Gordan Trajkovski shkarkohet nga posti i drejtorit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kurse vendimi u miratua në seancën e mbrëmshme qeveritare.

Drejtori i ri i këtij institucioni do të jetë Kiril Minovski, i cili ishte në krye të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Drejtoria e të Ardhurave Publike u përmend edhe në  Raportin e Pribes si fushë  e cila ka kritika të fuqsihme dhe për të cilën pushtetin, bashkërisht me opozitën do të duhet të merren vesh për çlirimin e saj.

Emri i Goran Trajkovskit u përmend edhe te “bombat”që publikoi LSDM-ja, në të cilat sipas opozitës, ai flet për gjobitjen dhe mbylljen e dyqaneve gjatë zgjedhjeve.

Qeveria në gusht të këtij viti shpalli konkurs për emërimin e  drejtorit të DAP-it, mirëpo Trajkovski sërish mbeti të udhëheq me këtë institucion.

Goran Trajkovski nëntë vite me radhë ishte drejtori i DAP-it.

Drejtori i ri i DAP-it, Kiril Minovski