Arrest për të dyshuarin e vrasjes së Argëtim Asani

-

Gjykatësi me procedurë të mëparshme nga gjykata themelore e Strugës i ka shqiptuar masën e arrestit 23 vjeçarit nga Struga, i cili dyshohet të ketë kryer vrasjen e zëvendës- drejtorit të DAP, Argëtim Asani (42), këtë fundjavë.

Nga Prokuroria njoftojnë se po bëhet grumbullimi i dëshmive për zbardhjen e rastit.

“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike- Strugë i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e sulmit të armatosur në Strugë, ku jetën e humbi një person. Është lëshuar urdhër për ekspertizë të armës, gjurmëve nga vendi i ngjarjes, ekspertizën ndaj trupit të pajetë, grumbullimin e dëshmive dhe fakteve për zbardhjen e rastit. I dyshuar për sulmin është një 23 vjeçar nga Struga ndaj të cilit është shqiptuar masa e arrestit” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.