Maqedoni Gjykatësit kushtetues anuluan debatin për përgjimin përmes operatorëve të Telekomit

Gjykatësit kushtetues anuluan debatin për përgjimin përmes operatorëve të Telekomit

Gjykatësit kushtetues sot anuluan për një nga dy seancat e ardhshme shqyrtimin e nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit kontrovers 175 nga Ligji për komunikime elektronike.

Shkak për këtë vendim, siç u theksua në seancën e sotme, është materiali voluminoz që është dorëzuar për nismën.

Shqyrtimi i kësaj nisme duhej të ishte pika e parë në rend dite në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, me nenin 175 i miratuar me ndryshimet e Ligjit për komunikime elektronike në vitin 2014-të, operatorët e komunikimit në vend obligohen “që t’i sigurojnë të gjitha kushtet e domosdoshme teknike që të mundësojnë ndjekjen e komunikimeve në rrjetat e tyre”.

Nisma për shqyrtimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë e këtij neni është dorëzuar në vitin 2015-të gjegjësisht vitin e njëjtë kur LSDM filloi me publikimin e “bombave”

Në nismë, siç shihet nga njoftimi i Kushtetueses, është kontestuar i tërë neni 175 gjegjësisht të gjitha 10 paragrafët.