Maqedoni Gjykata ua pezulloi arrestin shtëpiak Saveskit dhe Kunovskit

Gjykata ua pezulloi arrestin shtëpiak Saveskit dhe Kunovskit

Gjykata penale ua pezulloi arrestin shtëpiak anëtarëve të së Majtës, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, të cilët janë akuzuar se kanë marrë pjesë në demolimin e Zyrës popullore të Presidentit Gjorge Ivanov në protestat kundër faljes së 13 prillit.

Kunovski, i cili nga gjykata doli dukshëm i shqetësuar, në emër të së Majtës iu falënderua, siç e quajti, “partisë në falimentim VMRO-DPMNE”, për shkak se u kanë bërë marketing të madh. Ai “falënderoi” edhe Prokurorinë për shkak se ka dhënë “shembull tipik për arshin të dyfishtë”.

– Dua të them se është e vërtetë se në Maqedoni ka krizë të sigurisë, por vetëm për shkak se shërbimet e sigurisë shfrytëzohen për qëllime personale. Në arrestimin tim dhe të Zdravko Saveskit kishte 12 pjesëtarë të njësisë “Alfa” – tha Kunovski.

Seanca për rastin kundër Saveskit dhe Kunovskit sot u anulua për të katërtën herë meqë avokatët e palës mbrojtëse kishin vërejtje ndaj ekspertizës, e cila, sipas tyre, nuk është përgatitur në përputhje me procedurën ligjore.