Maqedoni Gjykata Supreme anulon seancën për përdorimin e “bombave” si dëshmi

Gjykata Supreme anulon seancën për përdorimin e “bombave” si dëshmi

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka anuluar seancën e sotme ku, sipas paralajmërimeve, gjykatësit duhej të debatojnë për përdorimin e “bombave” si dëshmi në procedura gjyqësore dhe për këtë se kush mund të ngrit kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Sipas informatave nga Gjykata Supreme, seanca është anuluar pasi një pjesë e gjykatësve kanë qenë në pushim mjekësor dhe e njëjta do të mbahet ditët në vijim.

Ndryshe, në rend dite të seancës janë dy referatet e dorëzuara nga kryetari i Supremes, Jovo Vangelovski, prej të cilave njëra është nëse përgjimet mund të përdoren në procedurë gjyqësore si prova apo ato paraqesin vetëm indikacione. Tjetra është rreth dorëzimit të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë deri në gjykatë gjegjësisht nëse PSP ka të drejtë të dorëzoj kërkesë apo këtë të drejtë e ka vetëm Prokuroria Publike e Marko Zvërlevskit.