Bota Franca : Arreston 54 persona përkrahës të terrorizmit

Franca : Arreston 54 persona përkrahës të terrorizmit

Si masa sigurie Franca ka urdhëruar prokurorët në të gjithë vendin të godasin gjuhën e urrejtjes, anti-semitizmit dhe lëvdatat për terrorizmin dhe ka njoftuar sot se ka dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme për të punuar më afër koalicionit kundër militantëve të ISIS, të kryesuar nga SHBA-të.

Autoritetet bënë të ditur se gjatë javës së fundit, 54 persona janë arrestuar për gjuhën e urrejtjes dhe mbrojtjen e terrorizmin.

Pas sulmeve terroriste që vranë 20 persona në Paris javën e kaluar, duke përfshirë tre autorët e armatosur, Presidenti francez Francois Hollande tha se situata “justifikon prezencën e aeroplanmbajtëses sonë”.

Një nga terroristët deklaroi se ishte besnik ndaj grupit të Shtetit islamik. Franca tashmë po kryen sulme ajrore kundër grupit ekstremist në Irak.