Maqedoni Forumi i patriotëve mendjelirë në takim me ambasadorin holandez Plomp

Forumi i patriotëve mendjelirë në takim me ambasadorin holandez Plomp

Përfaqësuesit e Forumit të patriotëve mendjelirë dje u takuan me ambasadorin e mbretërisë së Holandës në R. e Maqedonisë me të cilin kanë diskutuar për zgjidhjet e mundshme për dalje nga kriza aktuale.

“Edhe njëherë u konfirmua qëndrimi jonë se vendi i R. së Maqedonisë është në BE dhe NATO dhe se shteti mund të kthehet në rrugën e integrimeve euro- atlantike. Përfaqësuesit e Forumit edhe njëherë dhanë mbështetje për Marrëveshjen e Përzhinës. Më pas, përfaqësuesit e njëjtë theksuan se duan pa pengesa të zbatohet kjo marrëveshje dhe sërish të vendosen proceset demokratike dhe të normalizohet funksionimi i institucionet në R. e Maqedonisë. Lidhur me mbështetjen për PSP-në, përfaqësuesit e Forumit theksuan se është e domosdoshme formimi i repartit special në Gjykatën penale që do të punoj lidhur me lëndët e tyre” thuhet në njoftimin e Forumit të patriotëve mendjelirë.