Aktivistja Marija Xhons “të gjithë të papërcaktuarve dhe të gjithëve që bëhen kinse nuk dinë” iu dërgoi mesazh se rruga vet do t’ju tregoj se nuk jetojmë vetëm në krizë politike, por edhe në krizë shoqërore.
“Duhet t’i kthejmë institucionet. Do të kërkojmë heqjen e ligjeve të padrejta, ligjin e honorarëve, të gjithë ligjet në arsim sepse askush nuk beson në to. Kërkojmë të hiqet ligji i ri për nëpunësit administrativ” theksoi Xhons.
Euro-deputeti nga Gjermania, Knut Flekenshtajn shprehi ngushëllime për policët e vrarë në Kumanovë.
“Nuk erdha që të tregoj si të ballafaqoheni me krizën politike. Por, erdha në Shkup që të solidarizohem jo vetëm me miqtë e mi social- demokrat, por me të gjithë ata që protestojnë për liritë e tyre dhe jam i mahnitur. Maqedonia ka nevojë për kthimin e demokracisë. Kthimi i sërishëm i gjyqësisë së pavarur, mediumeve të lira, luftën kundër korrupsionit- tha Flekenshtajn.
Euro- deputeti nga Bullgaria, Sergej Stanishev, tha se këtë që po e sheh është impresionuese.
“Këto njerëz luftojnë për demokraci. Shumë para