Maqedoni Ekspertët e BE-së filluan me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Ekspertët e BE-së filluan me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Ekipi ekspertësh nga BE ka filluar të bëj vlerësimin e dëmeve nga moti që të shtunën goditi Shkupin dhe rrethinë, njoftoi sot euro- ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav.

Ekspertët janë dërguar pasi Maqedonia mbrëmë ka aktivizuar Mekanizmin e BE-së për mbrojtje civile.

 

Ekipi krahas vlerësimit të dëmeve, duhet t’u jep rekomandime autoriteteve për mbrojtje civile në nivel nacional dhe lokal rreth riparimit të pasojave.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot njoftuan se pasi të përpilohet lista e plotë e nevojave nga institucionet kompetente do të dërgohet kërkesë shtesë deri tek mekanizmi për mbrojtje civile pranë BE-së.