Maqedoni KE: Maqedonia ka të drejtë të kontrolloj kush futet në territorin e...

KE: Maqedonia ka të drejtë të kontrolloj kush futet në territorin e saj

Në përputhje me ligjet ndërkombëtare, Maqedonia ka të drejtë t’i kontrolloj personat që duan të futen në territorin e saj dhe t’u ndaloj hyrje atyre që nuk i plotësojnë kriteret. Këtë sot e njoftoi shërbimi i konferencës së euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han.

“Komisioni e din për vendimin e Qeverisë që të shpall gjendje të jashtëzakonshme në vendet përgjatë kufirit jugor dhe verior. Komisioni është i gatshëm edhe më tej t’i ofroj ndihmë humanitare Maqedonisë, shkruan në njoftimin e shërbimit të Han.

Në njoftim thuhet edhe se BE deri më tani kanë siguruar 90.656 euro ndihmë humanitare për Maqedoninë si dhe në fazë përfundimtare është programi në ndihmën e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në vlerë prej tetë milion euro.