Maqedoni Një minutë heshtje në Kuvend për viktimat e Parisit

Një minutë heshtje në Kuvend për viktimat e Parisit

Me propozim të deputetes nga RDM, Liljana Popovska, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë me një minutë heshtje mbështetën viktimat në sulmet e sinkronizuara në Paris.

Me propozim të kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, pika e parë e debatit në rend dite është vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të KSHZ-së ndërsa pika e dytë është debati për propozim- buxhetin e vitit 2016-të.