Maqedoni UShT-ja i tha “jo” provimit shtetëror, Ademi paraqiti pilot-aplikimin e ligjit

UShT-ja i tha “jo” provimit shtetëror, Ademi paraqiti pilot-aplikimin e ligjit

“Jo” për provimin shtetëror sot thanë studentët dhe profesorët e Universitetit shtetëror në Tetovë. Në debatin publik, në të cilin merrte pjesë edhe ministri për arsim dhe shkencë Abdilaqim Ademi, ata theksuan se me propozimin rrezikohet autonomia e universiteteve dhe ai në tërësi është në kundërshtim me procesin e Bolonjës për arsim të lartë,

Për këtë Ademi u përgjigj se ajo që u tha do të kontribuojë për përmirësimin e tekstit.

-Në debat u prezantuan risitë të cilat i sjell propozimi,ndërsa dilemat të cilat me gjasë ekzistojnë u përpoqa t’i shpjegoj. Mora edhe lajmërim oficial me shkrim me vërejtje konkrete. Pasi ligji nuk është definitiv, ka mundësi për korrigjime. Do të ketë edhe pilot-ndryshim sidomos në çështjet kyçe-tha Ademi.