MPB sot pasdite doli me njoftim për aksidentin e trafikut që mbrëmë ndodhi afër Agjencisë së kadastrës në komunën e Karposhit, për të cilin thuhet se e ka shkaktuar zv- ministri plotësues Dime Spasov.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se vozitësi me inicialet D.S ka shkaktuar dy aksidente trafiku me makinën “Tuareg” dhe ka ikur ndërsa para policisë është paraqitur një person tjetër me iniciale M.T.
“Më 28.10.2016 më ora 23:20 E.A në numrin 192 ka paraqitur rastin se në parkun e qytetit në Shkup, duke lëvizur nëpër rrugën e servisit drejt hotelit “Park” me makinën e tij “Wolsvagen” me targa të Shkupit, është goditur nga makina “Tuareg” me targa të Shkupit që ka lëvizur në drejtimin e kundër. Personi që ka shkaktuar aksidentin nuk është ndalur, por ka ikur ndërsa personi që e ka paraqitur rastin është vënë në ndjekjen e tij. Vozitësi i “Tuaregit” ka vazhduar të lëviz nëpër rrugën “Franklin Ruzvelt”, pas çka ka hyrë në të djathtë për në rrugën “Mitropolit Teodosi Gologanov, e më pas edhe në rrugën “Nju Delhi” ku ka shkaktuar aksidentin e dytë duke goditur makinë tjetër me targa të Shkupit, dhe përsëri pa u ndalur, ka vazhduar përgjatë rrugës “Alzhirska” ku është ndalur nga patrulla policore. Nga frika e nëpunësve policor personalisht është konfirmuar se nga makina në pronësi të Agjencisë së punësimit, kanë dalë D.S dhe bashkëudhëtarja T.K” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Siç njoftojnë nga policia, D.S nëpunësit policor i ka thënë se ai ka vozitur makinën ndërsa përderisa policia ka vërtetuar identitetin e bashkëudhëtares T.K, me vrap ka ikur nga vendngjarja. Me ekipe të policëve dhe njësitin “Alfa”, është kryer rrethim në afërsi, por D.S nuk është gjetur.
Më vonë, rreth orës 2 pas mesnatës në vendin ku është lënë makina, ka ardhur M.T dhe policisë i ka thënë se ai ka vozitur “Tuaregin”.
“Nga deklarata e dhënë e M.T mund të konstatohet se nuk i ka njohur rrethanat nën të cilat kanë ndodhur aksidentet e trafikut, që nënkupton se ai nuk e ka vozitur makinën. Deklarata e M.T nuk përkon me deklaratën e bashkëudhëtares T.K dhe gjendja e vërtetuar faktike në vendngjarje nga policët që e kanë konstatuar se në makinë ka qenë vetëm personat D.S dhe T.K” thuhet në njoftim.
Nga MPB deklarojnë se punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të aksidenteve, pas çka opinioni do të informohet në mënyrë përkatëse.