Maqedoni PDSH: Qeveria të tërheq propozimin për stemën e re

PDSH: Qeveria të tërheq propozimin për stemën e re

Propozimi për ndryshimin e stemës shtetërore është plotësisht simbol monoetnik, akuzuan sot nga PDSH. -Ndërfutja e një simboli të tillë për stemë shtetërore gjithsesi se nuk kontribuon pozitivisht në një vend ku përbërja etnikë dhe realiteti janë të ndryshme dhe atë që e paraqet stema, e propozuar nga ana e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI- tha në pres konferencë deputeti i PDSH, Bekim Fazliu. Ai nga Qeveria kërkoi që të tërheqë këtë propozim nga procedura dhe të hapet dialog i vërtetë për gjetjen e një zgjidhjeje tjetër për stemë shtetërore.