Maqedoni Doda provokon sërish: FYROM-i është laborator për albanofobi, unë do të shkoj...

Doda provokon sërish: FYROM-i është laborator për albanofobi, unë do të shkoj në Iliridë

Deputetja shqiptare Mesila Doda përmes profilit të saj në Facebook u përgjigj ndaj reagimit të LSDM-së lidhur me deklaratën e saj para disa ditëve në Dibër, ku ajo ka thënë se Maqedonia nuk ekziston, se është krahinë e vjetër shqiptare dhe quhet Iliridë.

“Po lexoj në media se FYROM-i ka kërkuar shpalljen time non-grata… Asnjë shqetësim… për mua është po aq i papranueshëm një shtet që nuk ka asnjë bazë ekzistence dhe të vetmen pikë të përbashkët të lloj-lloj etnie, e gjen vetëm në bashkëveprimin për dhunimin e të drejtave të bashkëkombasëve tanë. Kjo do të thotë që unë do pranoj të shkoj vetëm në Iliridë. FYROM është gjithaq non-grata për mua dhe ka pushuar së egzistuari si laborator albanofobie”.