Maqedoni Sot takimi i radhës me grupet e punës

Sot takimi i radhës me grupet e punës

Sot në Klubin e deputetëve do të mbahet takimi i radhës me grupet e punës për të finalizuar Marrëveshjen e Përzhinos. Ndërmjetësuesi i bisedimeve ndërmjet  katër partive më të mëdha politike Piter Vanhaut, deklaroi se ata kanë arritur progres të caktuar për çështjet e hapura nga marrëveshja e 2 qershorit dhe nga 15 korrik, por akoma nuk ka përgjigje finale.

Pas konsultimeve që kishte në Bruksel, Vanhaute kishte takime veçmas me përfaqësuesit e partive politike.