Maqedoni Protestuesit për Neshkovskin i lëshuan në gjysmë –shtizë flamujt para Qeverisë

Protestuesit për Neshkovskin i lëshuan në gjysmë –shtizë flamujt para Qeverisë

Grupi i qytetarëve duke brohoritur “Vrasës”, “Mjaft heshtëm”, “Kë mbroni”, “Dorëheqje”, “Do të jepni llogari” dhe parulla tjera protestojnë para qeverisë të revoltuar nga fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit kaluan kordonin policor dhe u nisën drejt qeverisë.

Në grupin që tentoi të hyj në Qeveri dhe të bisedoj për regjistrimet ishin edhe vëllai dhe nëna e Neshkovskit.

Siç njofton reporteri i “Meta-s” protestuesit i kanë lëshuar në gjysmë- shtize flamujt para Qeverisë dhe kanë filluar të gjuajnë me vezë, molla dhe balonë me ujë.

Njësitë speciale të policisë për momentin kanë bllokuar hyrjen drejt qeverisë, që grupi i revoltuar të mos të hyj brenda.

Në protestë janë lëshuar edhe audio regjistrimet nga “bomba” e sotme në lidhje me vrasjen e djaloshit.

Numri i qytetarëve të mbledhur para qeverisë rritet ndërsa gjithashtu po rritet numri i pjesëtarëve policor.

Gazetarëve të cilët raportonin nga konferenca e shtypit të ministres Gordana Jankulloska nuk u lejua të dalin nga hyrja kryesore, por ishin të detyruar të largohen nga garazhi nëntokësorë.