Maqedoni Çavkov dhe Bejli për vizitë në Kumanovë

Çavkov dhe Bejli për vizitë në Kumanovë

“Lagjen e Trimave” në Kumanovë sot e vizituan ministri i brendshëm, Mitko Çavkov dhe ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, i cili u takua me kryetarin e komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

Pas takimit, Çavkov deklaroi se kjo është vizita e tij e parë si ministër i brendshëm në SPB Kumanovë pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, por tha se më herët këtu ka qenë si drejtori i Byrosë për siguri publike.

Sipas Bejlit, më e rëndësishme është se krahas asaj që ndodhi dhe kaloi, qytetarët kanë qëndruar dhe janë mbajtur së bashku dhe e kanë refuzuar idenë se ky është konflikt etnik dhe se dhuna për ta është e papranueshme.