Maqedoni Çausidis i porosit Poposkit: Më e rrezikshme është injoranca dhe budallallëku me...

Çausidis i porosit Poposkit: Më e rrezikshme është injoranca dhe budallallëku me vetëdije

Ministri i punëve të jashtme, Nikola Poposki, sot deklaroi se nuk është e qartë pse gazetarët protestuan  për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezarovski, kurse ai tashmë ishte liruar nga burgu “Shkup”.

Shumica prej nesh nuk kuptojnë se ndodhi protesta, sepse e dimë se të gjithë ishim të informuar se personi që përmendni është në liri. Mendoj se do ishte gabim të sjellim konkludime në bazë të pasqyrës së përgjithshme – tha Poposki në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc, në Shkup informojnë mediumet.

Ai ka shtuar se “reformat në fushën e medieve do të vazhdojnë dhe se të gjithë pjesëmarrësve në  procesin kanë përgjegjësi”.

Pra, mirë, a thua menduan se lirimi i përkohshëm i gazetarit të dënuar për tekst do të ndryshojë ndonjë gjë? Nuk di si në veçantë të komentoj atë “habi” dhe “painformim” të ministrit dhe të tjerëve që nuk e kanë të qartë përse dje protestuan mijëra, përveq se të përsëris fjalët e Martin Luter Kingut: “Asgjë në botë nuk është me e rrezikshme nga padituria dhe marrëzia e ndërgjegjshme” – thotë Tamara Çausidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve në reagimin për “Meta” për deklaratën e Popovskit.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHNM), Naser Selmani, për “Meta” thotë se lufta nuk ka përfunduar me protestën e djeshme para Qeverisë dhe paralajmëron aktivitete të mëtejshme.

Në do të kujdesemi për ta mbajtur tensionin plotësisht, por cilat do të jenë aktivitetet tona nuk do t`ua zbulojmë menjëherë. – thotë Selamni.

Gazetari Kezharovski dje për befasi u lëshua përkohësisht nga burgu “Shkup”, i cili u dërgua nga burg shtëpiak të premten mbrëma, një ditë pasi u publikua vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili pastaj me marsh u përcoll para Qeverisë.

Në protestën, përfaqësuesit e shoqatave të gazetarëve dhe gazetarët drejtuan mesazhe të ashpra drejt Qeverisë dhe haptazi i shprehën dyshimet rreth shkaqeve të vërteta për arrestimin dhe për gjykimin e gazetarit Kezharovski.

Pas vendimit për lirim të përkohshëm të gazetarit nga burgu, për shkaqe shëndetësie, nga drejtori i burgut “Shkup” deri te Gjykata themelore Shkup 1 është drejtuar kërkesë për lëshim me kusht të Kezharovskt, prej të cilës gjyqi duhet të del me qëndrim ditët e ardhshme.