Maqedoni Çfarë është realizuar dhe çfarë pritet të realizohet nga Marrëveshja

Çfarë është realizuar dhe çfarë pritet të realizohet nga Marrëveshja

Partitë dhe institucionet, dy javë pasi përfaqësuesit e tyre arritën marrëveshje për formimin e Qeverisë kalimtare që duhet t’i organizoj zgjedhjet, po i respektojnë afatet e parapara me marrëveshjen.

Ngel:

  • 18 gusht – Afati final për paraqitjen e votuesve kontestues në KSHZ;
  • 19 gusht – Formimi i trupit ad- hok për media;
  • 31 gusht – Afati final për takim të liderëve;
  • 2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në RTVM ( nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor);
  • 2 shtator – Suspendimi i ndryshimeve në Ligjin për MPB lidhur me kompetencën e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor);

E realizuar:

  • 23 korrik – Deputetët në Kuvend votuan ndryshimet e Kodit zgjedhor;
  • 25 korrik – KSHZ publikoi listën me 39.502 votues kontestues;
  • 28 korrik – Deputetët votuan ndryshimet në Ligjin për punë të brendshme, Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio- vizuale, Ligji për procedurë penale dhe Ligji për Qeveri.