Maqedoni Gazeta bullgare “Telegraf” akuzon: Maqedonia na vjedh stemën

Gazeta bullgare “Telegraf” akuzon: Maqedonia na vjedh stemën

Gazeta bullgare “Telegraf” akuzon se Maqedonia e vjedh stemën bullgare.

“Qeveria në Shkup miratoi stemën e re që është kopje e stemës tonë”, shkruan gazeta bullgare “Telegraf”.

Në shtypin bullgar, gazeta, me tekst “Maqedonia na vjedh stemën”, duke theksuar se propozim stema maqedonase është simbol i Perandorisë së Dytë Bullgare, nga ka dal  edhe stema aktuale e Bullgarisë.

Heraldikët maqedonas thonë se luani është simbol karakteristik për pjesën më të madhe të Evropës dhe ai është shfrytëzuar nga feudalët shqiptarë.

Kryetari I shoqatës “Heraldika”, Jovan Jonovski, thotë se mënyra e këtillë e radhitjes së elementeve nuk është e vërejtur te asnjë shtet fqinje.

Për momentin “Telegraf” është medium i vetëm bullgar që reagoi për propozim stemën maqedonase, ndërsa mediumet tjera informojnë vetëm për ndryshimin e stemës pa asnjë koment.