Maqedoni “Lada” e Brankos më 9 maj në protesta para qeverisë

“Lada” e Brankos më 9 maj në protesta para qeverisë

„Lada Niva”, simbol i “Rezistencës”, protestat të udhëhequra nga ish lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, që filluan pas ngjarjeve në Kuvend më 24 dhjetor të 2012, sërish kthehen në rrugë.

“Lada”, e cila pas kongresit ku është zgjedhur lider i LSDM-së, Zoran Zaev I ‘ja ka dhuruar Cërvenkovskit, mbrëmë vonë sërish është kthyer në selinë e partisë ndërsa çelësat i janë dorëzuar kryetarit Zoran Zaev.

Në këtë ngjarje kanë marr pjesë edhe përfaqësues të tjerë të partisë.

Burime për ‘Meta’ thonë se Cërvenkovski e ka kthyer automjetin si përkrahje për Zaevin për ‘bombat’.

Ndryshe, tradicionalisht në partin e LSDM-së është që kryetari i porsazgjedhur ti dhurojë diçka kryetarit të mëparshëm. Kur Zaev u zgjodh kryetar, Cërvenkovski ka kërkuar që ti dhurohet vetura “Lada Niva” e cila ishte bërë simbol i rezistencës, pasi në zgjedhjet lokale vetura Lada ka shëtitur në gjithë Maqedoninë duke bartur me vete “Rezistencën”.

Jo zyrtarisht, mësohet se opozita më 9 maj, Ditën e fitores ndaj fashizmit, opozita përgatit tubim para qeverisë. Kolonën do ta udhëheqë “Lada-Niva”.

Si datë alternative nëse eventualisht ndodh diçka, është caktuar 20 maji.