Ekonomi Bogov: Nëse vazhdon kriza, do të pësojnë investimet dhe konsumi

Bogov: Nëse vazhdon kriza, do të pësojnë investimet dhe konsumi

Guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov deklaroi se nëse kriza politike vazhdon edhe më tej, kjo do të ketë efekt negativ ndaj projeksioneve makroekonomike, të cilat do të uleshin, në veçanti në pjesën e investimeve dhe konsumit.

“Investitorët përmbahen nga investimet në ambient të pasigurt. Ata kërkojnë stabilitet dhe siguri. Gjithashtu, në një ambient të pasigurt, konsumi i qytetarëve anulohet. Qytetarët mund të përmbahen nga blerja dhe do të kursenin”, deklaroi Bogov.

Kursimi i qytetarëve në pesë vitet e fundit ka normë stabile të rritje dhe, sipas guvernatorit, ata kanë besim në sistemin bankar të shtetit.