Ekonomi Biznesmenët nga Gostivari dëgjuan për punësimet

Biznesmenët nga Gostivari dëgjuan për punësimet

Masat qeveritare për zbutjen e papunësisë dhe mbështetjen gjatë punësimit të personave nga evidenca zyrtare, sot ishin të prezantuara para biznesmenëve nga rajoni i Gostivarit. Forumin ishte i organizuar nga Agjencia për punësim në bashkëpunim me Ministrinë e transportit dhe lidhjes, Komunës së Gostivarit dhe UNDP.

Në Gostivar një pjesë e madhe e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla shfrytëzojnë dobitë nga masat e punësimit. Punëdhënësit thonë se mbështetja e këtillë është e mirëseardhur për zgjerimin e biznesit së tyre. Për momentin në Qendrën për punësim në Gostivar në vijim e sipër janë disa shpallje, për të cilat kompanitë mund të paraqiten për t’i shfrytëzuar beneficionet gjatë angazhimit të punëtorëve të rinj.

Me masat për uljen e papunësisë, thuajse 1500 qytetar nga Gostivari dhe rajoni janë punësuar disa vitet e kaluar. Prej tyre mbi 70% e kanë mbajtur vendin e punës.