Maqedoni Bejli paralajmëron që fokusi të mbahet në zbatimin e marrëveshjes

Bejli paralajmëron që fokusi të mbahet në zbatimin e marrëveshjes

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli para pak çaste në profilin e tij në Twitter shpërndau marrëveshjen që mbrëmë e arritën partitë politike dhe shkroi:

“Marrëveshja e 20 korrikut- partitë, mediat, institucionet-vetëm 42 ditë që të ketë sukses, mbani fokusin”, shkroi ai.

 

Më herët Bejl përshëndeti marrëveshjen e arritur dhe shkroi se është mundësi për demokraci.