Maqedoni BDI tërheq ministrat nga Qeveria

BDI tërheq ministrat nga Qeveria

Kreu i BDI-së mbrëmë në selinë partiake në Tetovë ka marrë vendim për tërheqjen e të gjithë ministrave nga Qeveria e RM-së dhe të shqyrtojnë politikën e partisë në ditët e ardhshme.

Në takim, krahas vendimit për tërheqjen e ministrave, kryesia partiake ka konfirmuar qëndrimin se kreu Ahmeti ka autorizim të plotë t’i merr vendimet për hapat e mëtutjeshme të partisë.

“Partia riafirmoi të drejtën statutare dhe ka autorizuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti të vendos për hapat e mëtutjeshëm të BDI-së. BDI në ditën e ardhshme do t’i njoftoj komunitetin ndërkombëtarë dhe autoritetet lokale për ndryshimet e politikës së saj” thuhet në njoftimin e BDI-së.

Tani për tani nuk dihen arsyet e këtij vendimi.