Më shumë se 8 mijë pjesëmarrës nga 46 shtete sot kanë marrë pjesë në “Maratonën e Viz Er- Shkup” e cila u mbajt për herën e 12-të. Maratona është organizuar me mbështetjen e Qytetit të Shkupi dhe Misionit të BE-së, ndërkaq fondi shpërblyes ishte 17.100 euro.
-Lufta për barazi mes burrit dhe gruas është maraton me dimensione historike. Edhe pse kemi shënuar progres në këtë pikë, ende kemi rrugë për të ecur” tha shefja e misionit të UNDP-së në Maqedoni, Viton.
Në maraton kishte gara në katër gara maraton, gjysmë- maraton, maraton me stafefë dhe vrap në 5000 metra.
Në maratonë u vërejtën edhe përkrahës të “Revolucionit të larmë”, të cilët në bluza mbanin simbolet tashmë të famshme të revolucionit.
Për shkak të maratonës së Shkupit, sot është vendosur regjim i veçantë në trafikun e qytetit.