Kronikë Një i ri afgan lëndohet në hekurudhë, ndërron jetë duke e dërguar...

Një i ri afgan lëndohet në hekurudhë, ndërron jetë duke e dërguar në Qendrën e urgjencës

Një djalosh 16 vjeç nga Afganistani në hekurudhën  Demir Kapi- Negotinë ka marrë lëndime të rënda nëpër tërë trupin pas çka edhe ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë rreth orës 22 në stacionin policor Negotinë nga ekipi i Ndihmës së shpejtë është denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 19 në hekurudhën Demir Kapi- Negotinë, afër hekurave ka pasur një person të lënduar në tërë trupin. Personi është dërguar në spitalin e Kavadarit, ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve me makinën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën e urgjencës në Shkup, por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për djalosh 16 vjeç nga Afganistani”- njoftojnë nga MPB.