Maqedoni Anevski nuk ia jep Janevës lëndët e kërkuara

Anevski nuk ia jep Janevës lëndët e kërkuara

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme vendosi lëndët për “Magjar Telekom”, për pistoletën e Zoran Verushevskit dhe për pornografinë infantile kundër të birit të Verushevskit të kthehen në kompetencë të prokurorive publike amë, Prokurorisë publike Shkup dhe Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryetari i Kësillit Petar Anevski tha se Janevës i është thënë se ajo si prokurore speciale duhet të përgjigjet para Këshillit për veprimin e saj ligjor, por se Janeva ka qenë e prerë se më nuk do të vijë në Këshill dhe ka kërkuar të mos thirret.

“Ajo nënçmon me këtë Këshillin e prokurorëve publik dhe mendoj se nuk ia vlen në të ardhmen të ftohet. Me 7 vota “për” janë marrë vendime se për veprim të ligjshëm edhe më tej do të jetë prokuroria themelore publike edhe atë: prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup dhe prokuroria themelore publike Shkup”- tha Anevski.

Pas paralajmërimeve të PSP-së se do të fillojnë hetime të pavarura për lëndët kontestuese nëse nuk ju dorëzohen, Anevski tha se askush nuk e pengon PSP-në të formoj lëndë.

“Ngel fakti se ajo qartë nuk është kompetente që të veproj për këto lëndë që i kërkon dhe me këtë i tejkalon autorizimet ligjore” tha ai.