Maqedoni Anevski: Janeva i ka shkarkuar dy prokurore nga ekipi i saj

Anevski: Janeva i ka shkarkuar dy prokurore nga ekipi i saj

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, i ka shkarkuar dy prokurorë nga ekipi i saj, deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, pas mbarimit të seancës së sotme.

Ashtu siç tha Anevski, Janeva me iniciativën e saj i ka larguar, prokuroret Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, njëkohësisht, sipas Anevskit, Janeva prokuroreve në fjalë u ka kërkuar që t’i kthejnë lëndët bashkë me argumentet, t’i pastrojnë dhe t’i lëshojnë zyrat dhe të shpërngulen te policët.

Prokuroret më 20 janar, për shkarkimin e tyre janë ankuar dhe e kanë paraqitur rastin te Këshilli i Prokurorëve.

–Dje kemi marr letër nga Prokuroria Speciale se dy prokuroret vet kanë kërkuar që të largohen për shkak të zvogëlimit të vëllimit të punës. Ju e dini që para disa muajve kemi diskutuar mu për numrin e prokurorëve publik, se a duhet të ketë më pak apo më shumë. Në lidhje me këtë çështje, Këshilli i Prokurorëve formoi komision prej tre anëtarëve të cilët duhet ta shqyrtojnë rastin në fjalë. Tani duhet që të sjellët vendim për zvogëlimin e numrit të prokurorëve. Këto ditë do të kemi mbledhje në të cilën, përveç dy prokurorëve të shkarkuar do të jetë e thirrur edhe Janeva e cila do të jep sqarim për situatën në fjalë”, tha Anevski.