Maqedoni Ambasada e SHBA-së: Tash është e rëndësishme Ivanov dhe qeveria e re...

Ambasada e SHBA-së: Tash është e rëndësishme Ivanov dhe qeveria e re të bashkëpunojnë

Ambasada amerikane sot ka përshëndetur ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë, duke e vlerësuar si hap të rëndësishëm për dalje nga kriza.

“Kjo është punë e shkëlqyeshme për Maqedoninë dhe për njerëzit në Maqedoni është mirë që formimi i Qeverisë hynë në fazë të re dhe se së shpejti do të formohet qeveria e re. Presim që të bashkëpunojmë me Qeverinë e re, sapo të formohet, shpresojmë se kjo do të jetë shpejt. Maqedoninë e pret një punë e madhe dhe reformat urgjente që të mund të avancohet në mënyrë të përshpejtuar në bashkësinë euroatlantike”, theksoi Shvajcer Blum në deklaratën e publikuar në ueb faqen e Ambasadës së SHBA-së.

Ajo ka thënë më tutje se do të bashkëpunojnë me qeverinë e re, e cila pritet të formohet së shpejti.

“Ka shumë gjëra për t’u bërë që Maqedonia të avancoj drejt reformave prioritare dhe rrugën e komunitetit euro- atlantik. SHBA-të mbeten partner dhe mik i Maqedonisë, presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re dhe të mbështesin dhe ndihmojnë në zbatimin e reformave”, ka thënë Shveicer Blum.