Maqedoni Ambasada e ShBA-së: Kërkesa e PSP-së për përkrahje për hetim të pavarur...

Ambasada e ShBA-së: Kërkesa e PSP-së për përkrahje për hetim të pavarur dhe themelor është e aryeshme

Ambasada e ShBA-së në Maqedoni inkurajon  partitë politike t’iu përmbahen obligimeve që i ndërmorën gjatë firmosje së Marrëveshjes së Përzhinës dhe Marrëveshjes së 20 korrikut, kurse kjo sipas ambasadës përfshinë edhe përkrahjen e punës së Prokurorisë Speciale Publike.

Ky reagim i ambasadës vjen pasi që deputetët e partisë të shumicës në pushtet nuk përkrahën kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e ndryshmin e ligjeve për PSP-në dhe për dëshmitarët e mbrojtur, që kërkoi prokurorja speciale publike, Katica Janva, kurse për deputetët i dorëzoi grupi parlamentar i LSDM-së.

Nga ambasada amerikane theksojnë se kërkesat e PSP-së janë të arsyeshme  për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët që të përmbahen në obligimet e ndërmarra sipas marrëveshjes së Përzhinës dhe të 20 korrikut, dhe me të cilat duhet të sigurohen zgjedhje të besueshme, punë të papenguar të Prokurorisë Publike Speciale, dhe vëzhguesit e pavarur të mediave. Vendosja e përgjegjësisë për përgjimin e paautorizuar të shpërdorimit të detyrës nga qeveria janë thelbësore nga dalja e krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia. Ne besojmë se kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve, “thuhet në reagimin e ambasadë

Reagime të ngjashme kishte edhe Delegacioni i BE-së në Shkup dhe Ambasada e Mbretërisë së Holalndës. Nga Delegacioni i BE-s thonë se roli i PSP-së mori pëlqimin e të gjithë partive si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës dhe të njëjtët më shumë herë janë obliguar të përkrahin punën e PSP-së.

“BE-ja inkurajon të gjitha veprojnë në përputhje me obligimet e tyre dhe shpreh rëndësinë të llogaridhënies”, informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Nga Ambasada e Holandës thonë se  PSP luan rol të rëndësishëm për daljen nga kriza politike dhe se nevojitet përkrahje e vazhdueshme nga të gjitha palët e përfshira që PSP-ja që mund të plotësojë misionin e saj.