Maqedoni Ambasada e SHBA-së: E ndjekim procesin e formimit dhe do të punojmë...

Ambasada e SHBA-së: E ndjekim procesin e formimit dhe do të punojmë me qeverinë e ardhshme

Ambasada e SHBA-së në vend po vëzhgon procesin e formimit të qeverisë së re dhe pret, pas formimit, të bashkëpunoj me të, lidhur me progresin e vendit drejt proceseve euro- atlantike, thonë nga ambasada.

“Shpresojmë të punojmë së bashku me Qeverinë e Maqedonise, pasi që ajo të jetë formuar, për të avancuar integrimet euro-atlantike, nëpermjet implementimit të reformave të marrëveshjes së Përzhinës, posaçërisht në sferën e sundimit te ligjit.  Në këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara mbeten partner i Maqedonisë”

Nga ambasada amerikane shtojnë se në këto përpjekje bëhen partner i Maqedonisë.

Paraprakisht, zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq në konferencë shtyp tha se BE pret nga presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, “të kryej konsultim urgjent dhe të hapur” me partitë politike në vend dhe “shpejt të caktoj lider për formimin e qeverisë”.