Maqedoni Ahmeti: Vendimi i Ivanov është i pamatur nuk do të zgjidh asgjë

Ahmeti: Vendimi i Ivanov është i pamatur nuk do të zgjidh asgjë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi se vendimi i presidentit Gjorgje Ivanov që t’i ndërpres procedurat gjyqësore kundër politikanëve asgjë nuk do të vendos.

Ahmeti tha se vendimi i presidentit është e i pamatur dhe se ka kërkuar ndihmë nga KE për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza, që sipas tij, po thellohet më shumë.

Presidenti Ivanov në fjalimin e tij tha se vendimin e ka marrë pasi më parë kriza nuk u zgjidh me Marrëveshjen e Përzhinos.