Maqedoni Ahmeti: Përshëndeti vendimin e LSDM-së që të mbetet në Qeveri dhe në...

Ahmeti: Përshëndeti vendimin e LSDM-së që të mbetet në Qeveri dhe në Kuvend

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”, përshëndeti vendimin e mbrëmshëm të LSDM-së që të jetë pjesë e zgjidhjes së krizës politike në vend që të marrin pjesë aktive në Kuvend, Qeveri, si dhe në grupet e punës për zbatimin  e Marrëveshjes së Përzhinos

“Uroj që në ditët në vijim, të gjitha partitë politike të japin kontribut konstruktiv në tejkalimin e çështjeve të fundit para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe në këtë mënyrë të vlerësohen nga qytetarët edhe si pjesëmarrës aktiv në zgjidhjen e krizës dhe kthimit në normalitet. Qytetarët çmojnë gatishmërinë dhe vendosmërinë e politikanëve dhe partive politike për të marrë vendime të guximshme në interes të vendit dhe prandaj ky vendim ishtë vendim i vetëm i duhur në këtë kohë vendimtare.

Ne mbetemi të përkushtuar tërësisht për ta ndihmuar përgatitjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për ti përmbyllur menjëherë edhe ato pak çështje të hapura” shkroi Ahmeti.