Maqedoni Ahmeti dhe Zaev kanë biseduar për krizën politike dhe dorëheqjen e Ivanov

Ahmeti dhe Zaev kanë biseduar për krizën politike dhe dorëheqjen e Ivanov

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti sot e vizitoi shtabin e LSDM në “Bihaçka”, ku realizoi një takim me liderin e LSDM, Zoran Zaev.

Në takim është biseduar për tërheqjen e vendimit të Gjorgje Ivanov për falje të funksionarëve të tashëm dhe ish funksionarëve të lidhur me aferën e përgjimeve. Po ashtu, Zaev ka theksuar se nuk ka kushte për zgjedhje të besueshme.

Ndryshe, sot nga VMRO-DPMNE përmes një njoftimi paralajmëruan se do të propozojnë që të dërgohet një letër e nënshkruar nga katër partitë më të mëdha, deri te presidenti Ivanov, në të cilën do të kërkohet rishqyrtim i vendimit për ndërprerje të procedimeve penale.

Ahmeti sot më herët ka realizuar takim me ambasadorët e SHBA-së Bejli dhe atë të BE-së, Orav.